SHOQATA KOMBETARE E JETIMEVE TE SHQIPERISE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Alia -kreu i shoqates se jetimeve dekorohet me certifikaten e mirnjohjes “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës”

Shko poshtë

 Kadri Alia -kreu i shoqates se jetimeve dekorohet me certifikaten e mirnjohjes “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës” Empty Kadri Alia -kreu i shoqates se jetimeve dekorohet me certifikaten e mirnjohjes “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës”

Mesazh nga Admin Sun Jan 03, 2016 11:16 pm

Kadri Alia -kreu i shoqates se jetimeve dekorohet me certifikaten e mirnjohjes “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës”

Tiranë – Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë festoj sot, në Tiranë, 20 vjetorin e krijimit të saj.

Kadri Aliaj, kreu i kësaj shoqate në fjalën e tij, vlerësoi punën e kryer nga pjestarët gjatë aktivitetit të shoqatës. “Kjo shoqatë lindi si dëshirë e jona, për të qenë pranë fëmijëve jetim”, theksoi Aliaj.

Sipas tij, gjatë këtyre 20 viteve, kemi qenë pranë qindra fëmijëve jetim. Kemi qenë prindër, motër e vëlla për ta.

“Ne me punën tonë, kemi ndihmuar të rinj e të reja të integrohen në shoqëri dhe të jenë të barabartë mes të barabartëve”, nënvizoi kreu i kësaj Shoqata i cili, në vijim të ceremonisë, mori edhe përgëzime nga pjesëtarët dhe kolegët e tij në shoqatë, si dhe një certifikatë mirënjohje me motivacionin “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës”.

Aliaj, në mbyllje të aktivitetit, ftoj të gjithë investitorët të mbështesin shoqatën në misionin e saj, pasi sipas tij “të jesh pranë jetimeve, të bën të jesh një hap më afër zotit”.

Shoqata në fjalë, u krijua dhe u miratua nga Ministria e Arsimit me qëllim mbrojtjen e të drejtave të Jetimëve të Shqipërisë kudo që janë dhe integrimi i tyre në jetë, si dhe ka një program pune të qartë në fushën: juridike, humanitare, ekonomike, arsimore e sportive etj.

Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë mbulon dhe punon për dy lloje grupe jetimësh: Grupi i parë i Jetimëve janë ata që dalin nga Institucionet shtetërore dhe grupi i dytë janë ata fëmijë që u ka vdekur një prind dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë të familjes.

8 Oct 2014
 Kadri Alia -kreu i shoqates se jetimeve dekorohet me certifikaten e mirnjohjes “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës” Kadri_10

 Kadri Alia -kreu i shoqates se jetimeve dekorohet me certifikaten e mirnjohjes “20 vite, punë të shkëlqyer e të palodhur për të çuar përpara misionin e shoqatës” Kadri_10


https://i.servimg.com/u/f68/19/02/10/75/kadri_10.jpg

Admin
Admin

Numri i postimeve : 14
Join date : 08/10/2014

https://shkjsh1.forumsq.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi